top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKRIMTARI ISMAIL KADARE VDIQ SOT NË QENDRËN SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Sot, më datë 1 korrik të vitit 2024, në orën 08:50, vdiq në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari Ismail Kadare.

 

Ai ishte romancier, poet, eseist, skenarist dhe dramaturg.

 

U emërua 15 herë për Çmimin “Nobel” në Letërsi, por asnjëherë nuk doli fitues i tij.

 

Në vitin 1992, Kadare u nderua me çmimin “Cino Del Duca”.

 

Në vitin 1998 u nderua me Çmimin “Herder”.

 

Në vitin 2005 u nderua me Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker”.

 

Në vitin 2009 u nderua me Çmimin “Princi i Asturias”.

 

Në vitin 2015 me Çmimin “Jerusalem”.

 

Në vitin 2019 u nderua me Çmimin “Park Kyong-ni”.

 

Në vitin 2019 me Çmimin Ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsinë në vitin 2020.

 

Në vitin 1996, u bë bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morales et Politiques të Francës.

 

Shkrimi i tij është krahasuar gjithashtu me atë të Nikolai Gogolit, Xhorxh Oruellit (George Orwell), Gabriel Garsia Markezit (García Márquez), Milan Kunderës dhe të Balzakut.

 

Në vitin 1990, për t’i shpëtuar regjimit komunist, ai u largua në Paris.

 

Veprat e tij janë botuar në 45 gjuhë.

 

Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.

 

Ai ishte i martuar autoren Helena Kadare me të cilën kishte dy vajza.

 

Në vitin 2023 moro shtetësinë e Kosovës.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page