top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKRIMTARI FREDERIC BEIGBEDER AKUZOHET PËR PËRDHUNIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 12, 2023
  • 1 min read

Paris, Francë | Sipas raportimeve nga radio France Info, shkrimtari francez Frédéric Beigbeder u arrestua në stacionin e policisë Pau, në Pyrenees-Atlantiques, me akuzën e përdhunimit. Një grua e re raportoi shkrimtarin 58-vjeçar, duke deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie seksuale të parë konsensuale me të, më pas një të dytë - gjatë së njëjtës natë, në një dhomë hoteli - e cila megjithatë nuk ishte konsensuale. Autori i “26900 lire”, “Dashuria zgjat tre vjet”, “Kujtimet e një të riu të trazuar”, dhe “Një jetë pa fund” - ndër disa nga tituj - është thirrur mëngjesin e sotëm në komisariatin e policisë, për marrjen në pyetje fillestare, ku dhe u ndalua nga oficerët. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page