top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT KINEZË MODIFIKUAN GJENETIKISHT KRIMBAT E MËNDAFSHIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27, 2023
  • 1 min read

ree

Pekin, Kinë | Shkencëtarët kinezë kanë modifikuar me sukses krimbat e mëndafshit, për të prodhuar mëndafshin e merimangës, i cili, është gjashtë herë më i fortë se Kevlar-i, i përdorur në jelekët antiplumb. Ky zbulim mund të hapë rrugën për alternativa të qëndrueshme ndaj fibrave sintetike. Mëndafshi i merimangës, i njohur për forcën dhe qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme në tërheqje, ka qenë një objektiv me interes për shkencëtarët e materialit. Studiuesit përdorën teknologjinë e redaktimit të gjeneve CRISPR-Cas9, për të futur gjenet e proteinave të mëndafshit të merimangës në krimbat e mëndafshit, duke mundësuar prodhimin komercial në shkallë të gjerë. Aplikimet e mundshme përfshijnë inxhinierinë ushtarake, të hapësirës ajrore, dhe biomjekësore, veçanërisht ni qepjet kirurgjikale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page