top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHERR ME THIKA NË SPITALIN “SHEFQET NDROQI” | INFERMIERI MIKEL OSMANI MBETI I PLAGOSUR; NË KËRKIM POLICOR U SHPALL MJEKU DASHAMIR ÇAJKA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23
  • 1 min read
ree

Spitali “Shefqet Ndroqi”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Një mjek radiolog i spitalit qëlloi me mjet prerës infermierin Mikel Osmani.


Njoftim | Tiranë/Informacion paraprak.


Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.


Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.


Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.


Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


Në kërkim policor u shpall:

1- Mjeku Dashamir Çajka.

Mjeku Dashamir Çajka.
Mjeku Dashamir Çajka.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page