top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BULEVARDI I RI”; TIRANË | JURGEN SUCA DHE SEGEST METI U ARRESTUAN; KISHIN FSHEHUR ARMË ZJARRI ME ZHURMËMBYTËS (SILENCIATOR) BRENDA NJË TELEVIZORI PËR TA TRAFIKUAR NË BRITANINË E MADHE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 2 min read

Updated: Sep 22

ree

Bulevardi i Ri”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jurgen Suca, me moshë 26 vjeç.

2- Z. Segest Meti, me moshë 20 vjeç.


Njoftim | “Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Metoda”.


Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.


Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.


Identifikohen 3 shtetas.


Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.


Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.


Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar.


Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.


Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.


Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page