SHEFI I PËRFAQËSIMIT TË BASHKIMIT EUROPIAN NË SERBI I KËRKON BEOGRADIT QË TË ULË TENSIONET NË KOSOVË
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24, 2023
- 1 min read

Beograd, Serbi | Shefi i përfaqësimit të Bashkimit Europian në Serbi, italiani Emanuele Giaufret, ka shprehur shqetësimin e thellë të institucioneve evropiane për situatën në Kosovë. Në takimin e sotëm në Beograd me ministrin serb të mbrojtjes Millosh Vuçeviç, z. Giaufret shprehu zhgënjimin për incidentet e reja që ndodhën vetëm një ditë pas takimeve në Bruksel. I cituar nga mediat serbe, diplomati italian tha se kishte kërkuar nga autoritetet serbe që të bëjnë gjithçka për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës dhe për të inkurajuar kthimin në dialog. Bashkimi Europian shtoi ai, synon të miratojë masa që synojnë dekurajimin e politikës së nxitjes së dhunës dhe krijimit të incidenteve të reja. Qëllimi i përbashkët, vuri në dukje ambasadori Giaufret, duhet të jetë një paqe e qëndrueshme, siguria dhe zhvillimi ekonomik i rajonit. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)



















Comments