top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHEFI I NATO-s THA: PUTINI NEGOCION VETËM KUR TË “NUHASË” SE NUK E FITON DOT LUFTËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 14, 2023
  • 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, negociatat do të jenë të mundshme, vetëm kur presidenti Putin të kuptojë se nuk mund të fitojë.


Në Këshillin e Ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi: “Në Ukrainë vazhdojnë luftimet intensive, situata në terren është e vështirë, dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme që të mbajmë, dhe të intensifikojmë mbështetjen tonë për Kievin, sepse, ne nuk mundemi të lemë që të fitojë Putini. Ukraina duhet të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur në Evropë, dhe është në interesin tonë, të mbështesim Ukrainën. Luftërat janë të paparashikueshme, askush nuk mund të thotë se si dhe kur do të përfundojë ajo luftë në Ukrainë. Ajo që mund të themi është se probabiliteti i një negociate të pranueshme rritet sa më shumë mbështetje ushtarake i ofrojmë Ukrainës, sepse, deri më tani nuk kemi parë ndonjë vullnet real nga Putini për të negociuar diçka të pranueshme për Ukrainën. Kështu që e vetmja mënyrë për të arritur atje, është të bindni Presidentin Putin se ai nuk do të fitojë në fushën e betejës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page