SHEFI I KOMANDËS JUGORE TË SHBA-ës GJENERALI FRANCIS L. DONOVAN PËRFUNDOI VIZITËN NË VENEZUELË KU PATI TAKIME ME AUTORITETET E PËRKOHSHME MBI SIGURINË DHE PLANIN TREFAZOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Komandanti i Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara (Southcom), Gjenerali Francis L. Donovan përfundoi sot një vizitë në Karakas, ku u takua me zyrtarë të qeverisë së përkohshme të Venezuelës.
I shoqëruar nga znj. Lora (Laura) F. Dogu, e Ngarkuara me Punë e Misionit të ShBA-ës në Karakas, dhe nga z. Xhozef M. Humaiër (Joseph M. Humire), Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë së Hemisferës Perëndimore, Gjenerali Donovan diskutoi mjedisin e sigurisë dhe zbatimin e Planit të Stabilizimit, Rimëkëmbjes dhe Tranzicionit.
Në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada e ShBA-ës në Karakas në llogarinë e saj zyrtare rrjetin social virtual Iks (X), të shoqëruar me pamje të takimeve me autoritetet vendore, takimet u përshkruan si produktive dhe angazhimi i Uashingtonit për një Venezuelë të lirë, të sigurt dhe të begatë u riafirmua, në interes të popullit venezuelian, Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Hemisferës Perëndimore.
Diskutimet u përqendruan posaçërisht në mjedisin e sigurisë dhe hapat e nevojshëm për të siguruar zbatimin e plotë të planit strategjik trefazor të Shtëpisë së Bardhë, me një fokus të veçantë në stabilizimin e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Deklarata gjithashtu nënvizon angazhimin e SOUTHCOM-it për të çuar përpara Strategjinë e Sigurisë Kombëtare përmes bashkëpunimit me vendet partnere, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe të begatë për të gjithë Hemisferën Perëndimore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments