VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME E VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ U ZOTUA TË MBAJË ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË NDERSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, deklaroi në një intervistë me entin mediatik “NBC News” se është absolutisht e përkushtuar për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend, pa specifikuar një datë.
Në intervistë, Presidentja e përkohëshme Rodriguez u përgjigj pozitivisht kur gazetarja Kristen Uellkër (Welker) e pyeti nëse ishte e gatshme të zhvillonte zgjedhje.
“Ne do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme në këtë vend, sigurisht, siç përcaktohet nga Kushtetuta”, tha ajo - duke shtuar se kalendari zgjedhor do të vendoset përmes dialogut politik kombëtar.
Ajo tha se ish-Presidenti Nikolas (Nicolas) Maduro mbetet - sipas mendimit të saj - presidenti legjitim i Venezuelës.
“Si Presidenti Maduro ashtu edhe Silia (Cilia) Flores, Zonja e Parë, janë të pafajshëm”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments