top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): DO TË KTHEHEM NË VENEZUELË SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 40 minutes ago
  • 2 min read

Mynih, Republika Federale e Gjermanisë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (Corina Machado), siguroi sot se do të kthehet në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur dhe se kthimi i saj do të koordinohet me qeverinë e ShBA-ës.


Duke folur nga distanca nga një vendndodhje e paspecifikuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ajo theksoi rëndësinë e operacionit amerikan në ndryshimin e ekuilibrit politik në Karakas, duke shprehur shpresën e saj për një rol konstruktiv në fazat e ardhshme të tranzicionit politik të vendit.


Nëse Delsi (Delcy) Rodriguez qëndron, asgjë nuk do të ndryshojë vërtet. Nuk do të ketë sundim ligji, besim apo stabilitet”.


Kështu tha udhëheqësja Makado (Machado) - duke iu referuar presidentes së zgjedhur, pas operacionit amerikan në Karakas, që arrestoi diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduron dhe bashkëshorten e tij.


Prania e vazhdueshme e zëvendëses së Maduros në qeveri po pengon përparimin e demokracisë”, tha ajo - pasi, për shkak të lidhjes së saj me regjimin, ajo nuk përfaqëson popullin venezuelian, ndërsa objektivi politik mbetet fillimi i një procesi të vërtetë tranzicioni.


E pyetur për lirimin e fundit të disa kundërshtarëve, ajo siguroi se është shenjë e presionit të brendshëm në rritje, ndërsa theksoi se qindra njerëz ende mbeten në burgje dhe kritikoi ritmin e ngadaltë të reformave dhe vështirësitë në sigurimin e lirimit të plotë të disidentëve.


Lidhur me z. Juan Pablo Guanip (udhëheqësin e “Primero Justicia” - e cila, së bashku me partinë “Vente Venezuela”, së cilës i përket znj. Makado (Machado), është pjesë e Platformës Unitare Demokratike), i cili, u arrestua përsëri këtë javë, udhëheqësi i opozitës vuri në dukje duke thënë se:

1- Ai është nën arrest shtëpiak, me shtëpinë e tij të rrethuar nga personeli i sigurisë, duke denoncuar vazhdimësinë e shtypjes pavarësisht hapjeve politike”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page