top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PROTESTA PRO-GAZËS NË 40 QYTETE AUSTRALIANE | DHJETËRA MIJËRA NJERËZ KËRKOJNË VENDOSJE SANKSIONESH NDAJ IZRAELIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25
  • 1 min read
ree

Sidnei, Australi | Dhjetëra mijëra australianë janë mbledhur në më shumë se 40 qytete anembanë Australisë për të protestuar kundër luftës së vazhdueshme të Izraelit në Gaza dhe për të bërë thirrje për sanksione ndaj Tel Avivit.


Enti mediatik “SBS” raportoi lajmin, i cituar nga disa agjenci ndërkombëtare lajmesh.


Organizatorët nga Grupi i Veprimit për Palestinën thanë se demonstratat kishin për qëllim të ushtronin presion mbi qeverinë federale për të sanksionuar Izraelin dhe për të vendosur një embargo armësh.


Njëri prej tyre, Josh Lees, vlerësoi pjesëmarrjen në rreth 40000 njerëz në Sydnei, 50000 ose 60000 në Melburn, 10000 në Hobart, mijëra në Përth (Perth) dhe Brisbane, dhe gjetkë.


Në Brisbane, policia vlerësoi pjesëmarrjen në 10000, ndërsa organizatorët vlerësuan rreth 50000.


Senatorja e të Gjelbërve, Larissa Uotërs (Waters), tha se qeveria do ta ndiejë presionin dhe duartrokiti pjesëmarrjen e lartë, duke bërë thirrje për sanksione kundër Izraelit ashtu siç bëmë me Rusinë.


Ka kaq shumë njerëz këtu që bëjnë thirrje për paqe, bëjnë thirrje për sanksione kundër Izraelit ashtu siç bëmë me Rusinë dhe bëjnë thirrje për t'i dhënë fund tregtisë dypalëshe të armëve”, tha ajo në tubimin e Brisbane.


Australianët janë të tmerruar që po i shesim pjesë armësh qeverisë izraelite. Kjo duhet të ndalet”, shtoi ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page