SHBA-ës | ZV.PRESIDENTI J.D. VENS (VANCE): NEGOCIATAT 60-DITORE ME IRANIN FILLOJNË SOT; ASNJË QINDARKË NË TEHERAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Negociatat 60-ditore me Iranin filluan sot”.
Kështu tha zv.presidenti amerikan J.D. Vens (Vance) gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Irani nuk do të marrë asnjë cent nga Shtetet e Bashkuara dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do ta lirojnë kontrollin mbi ekonominë iraniane derisa ajo të ndryshojë rrënjësisht sjelljen e saj.
Nëse Irani do të donte të rindërtonte programin e tij bërthamor, do t'i duheshin shumë para.
Shtetet e Gjirit e urrenin marrëveshjen e Obamës mbi marrëveshjen bërthamore iraniane, ndërsa thonë se marrëveshja aktuale është jashtëzakonisht transformuese.
Mbrëmë, 12.5 milionë fuçi naftë kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit”, tha zv.presidenti amerikan J.D. Vens (Vance).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments