ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës J.D. VENS (VANCE) DHE KRYETARI I PARLAMENTIT IRANIAN MOHAMMAD BAGHER GHALIBAF DO TË MBËRRIJNË NË ISLAMABAD NË ORËT E PARA TË SË MËRKURËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Ndërmjetësit e udhëhequr nga Pakistani morën pohimin se negociatorët kryesorë, Zv/Presidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) dhe Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, do të mbërrijnë në Islamabad në orët e para të së mërkurës, për të udhëhequr ekipet e tyre përkatëse në bisedime”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “AP” - duke cituar dy zyrtarë rajonalë.
As Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk e kanë pohuar botërisht datën e bisedimeve.
Televizioni shtetëror iranian ka mohuar praninë e ndonjë zyrtari në kryeqytetin pakistanez.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments