SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: EVROPA DUHET TË RESPEKTOJË ANGAZHIMET E SAJ DHE TË VËRË NË DISPOZICION MË SHUMË NAFTË.

Uashington, Amerikë | ShBA-ës po i kërkojnë Evropës të vërë në dispozicion më shumë naftë.
“Shtetet e Bashkuara po i respektojnë angazhimet e tyre për të ndihmuar në stabilizimin e tregjeve globale të energjisë.
Prandaj, Amerika po bën pjesën e saj dhe ne presim që aleatët tanë t'i zbatojnë angazhimet e tyre.
Partnerët evropianë duhet të përshpejtojnë përmbushjen e angazhimeve ekzistuese dhe menjëherë të vënë në dispozicion furnizime shtesë për të adresuar ndërprerjet aktuale.
Fermerët, shoferët e kamionëve dhe bizneset amerikane nuk duhet të mbajnë barrën e një mungese globale të naftës”.
Kështu shkroi sekretari i thesarit, Skot (Scott) Bessent, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit












Comments