SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: DITA “D” E EKONOMISË SË IRANIT ËSHTË AFËR; KUSHDO QË MBAN ANËN E TEHERANIT ËSHTË I PËRJASHTUAR.

Updated: Aug 25
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Tani kemi arritur në fazën vendimtare.
Jemi në Ditën-D ekonomike, ofensivën më të madhe financiare të nisur ndonjëherë kundër një kundërshtari, Iranit”.
Kështut tha sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skot (Scott) Bessent, për entin mediatik britanik “Financial Times”.
“Vendet që besojnë se paqësimi është një mundësi më e sigurt duhet ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre”, - tha sekretari Bessent, duke shtuar se për ata që zgjedhin ta lidhin fatin e tyre me atë të Teheranit, alternativa është të mbyllin të gjitha rrugët drejt prosperitetit të qëndrueshëm.
“Të bëhesh një strehë për terrorizmin do të thotë të bëhesh një i përjashtuar global.
Bota duhet ta kuptojë se qëllimi ynë është të shkëpusim çdo linjë jetese ekonomike që mbështet regjimin tiranik, deri në atë pikë sa ta lëmë Teheranin plotësisht të izoluar”, - tha sekretari Bessent.
“Ata që shkëpusin lidhjet e tyre të mbetura financiare dhe tregtare me Iranin do të përfitojnë ndërsa forcojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike.
Ata do të përmirësojnë aksesin e tyre në kapitalin global, do të rrisin besimin në tregjet e tyre dhe do të arrijnë pozicionin që aspirojnë të zënë në ekonominë botërore”, - tha sekretari Bessent, duke cituar Konferencën e Teheranit të vitit 1943, kur presidenti Frenkllin Di. Ruzvellt (Franklin D. Rossevelt) dhe kryeministri Uinston Çërçill (Winston Churchill) diskutuan operacionin që kulmoi me zbarkimin në Normandi.
“Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e ka shkatërruar ekonominë iraniane deri në atë pikë sa riali nuk ka qenë kurrë më i dobët dhe inflacioni rrallë ka qenë më i lartë.
Litari i fundit i shpëtimit të regjimit qëndron në iluzionet e kombeve të frikësuara, të cilat ende besojnë se përfshirja në agresion mund të garantojë paqe të qëndrueshme.
Për ata që zgjedhin ta lidhin fatin e tyre me atë të Teheranit, alternativa është bllokimi i çdo rruge drejt prosperitetit të qëndrueshëm”, - tha sekretari Besent.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments