SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: IZRAELI DHE LIBANI DO TË ARRININ NJË MARRËVESHJE QË NESËR NËSE HEZBOLLAHU NUK DO TË EKZISTONTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Izraeli dhe Libani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje që nesër nëse Hezbollahu nuk do të ekzistonte”.
Kështu tha Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio, ndërsa të dy vendet fillojnë raundin e katërt të bisedimeve në Uashington.
“Izraeli dhe Libani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje nesër. Izraeli nuk ka pretendime territoriale në Liban. Hezbollahu është pengesa e vetme dhe se pa Iranin nuk do të kishte Hezbollah”, tha Sekretari Rubio, gjatë seancës dëgjimore në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit.
Ambasadorët e Izraelit dhe Libanit u pritën sot në Departamentin e Shtetit për një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta, të cilat janë planifikuar të zgjasin dy ditë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments