top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | NË XHERSIN E RI U VENDOS SHTETRRETHIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 1
  • 1 min read

Njuark, Xhersi i Ri, Amerikë | Kryetari i Bashkisë i Njuarkut (Newark) vendosi shtetrrethim të dielën në mëngjes në zonën përreth qendrës së paraburgimit të imigracionit Delaney Hall në Xhersin e Ri (New Jersey), pas përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe policisë.


Ora policore do të mbetet në fuqi nga ora 21:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit të hënën deri në njoftim të mëtejshëm”, tha Kryetari i Bashkisë Ras Baraka.


Masa u miratua pas një nate tjetër përleshjesh midis forcave të rendit dhe protestuesve në objektin e drejtuar nga ICE, Agjencia Federale për Luftimin e Imigracionit të Paligjshëm.


Fotografitë dhe videot tregojnë protestuesit që përleshen pranë barrikadave, ndërsa oficerët përdorin mburoja kundër trazirave.


Protestat filluan pasi aktivistët raportuan se të paraburgosurit brenda objektit kishin filluar një grevë urie për të protestuar kundër kushteve të tmerrshme të jetesës në qendër, e cila aktualisht ka 1000 shtretër dhe përfaqëson vatrën e fundit të kundërshtimit ndaj masave të ashpra kundër imigracionit të administratës Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page