SHBA-ës | KREU I ADMINISTRATËS KUNDËR DROGËS (DEA) TËRI KOULL (TERRY COLE): MES KARTELEVE TË DROGËS DHE QEVERISË MEKSIKANE EKZISTON NJË LIDHJE VDEKJEPRURËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Kreu i Administratës Kundër Drogës (DEA), Terëns Kristofër Koull (Terrance Christopher Cole), deklaroi se ekziston një lidhje vdekjeprurëse midis karteleve të drogës dhe qeverisë meksikane; ai pohoi se për agjencinë lufta kundër organizatave kriminale është prioriteti numër një”.
Këtë deklaratë e bëri gjatë fjalimit të tij në Samitin e parë të Shteteve të Bashkuara “Fentanyl-Free United States Summit” në Orlando, Floridë.
“Ne e kemi vënë të gjithë fuqinë e kësaj agjencie në luftën kundër karteleve, kundër lehtësuesve, shpërndarësve, pastruesve të parave, furnizimit me substanca kimike dhe kujtdo që përfiton nga helmimi i qytetarëve amerikanë.
Kjo përfshin lidhjen vdekjeprurëse midis rrjeteve të karteleve dhe qeverisë meksikane.
Ata janë të njëjtë. Dhe në DEA, ata janë përparësia jonë numër një”, tha z. Terëns Kristofër Koull (Terrance Christopher Cole).
Gjatë këtij eventi, zyrtarët amerikanë këmbëngulën që lufta kundër fentanilit duhet të kombinojë masat e sigurisë me edukimin dhe strategjitë e reduktimit të kërkesës, ndërsa përsëritën angazhimin e DEA-s për të ndjekur rrjetet e prodhimit, shpërndarjes dhe pastrimit të parave të lidhura me trafikun e drogës.
“Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë dhe po kundërsulmojnë. Ne nuk jemi këtu thjesht për të folur për krizën e fentanilit, ne jemi këtu për të kërkuar veprim”, shtoi z. Koull (Cole).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




