BOLIVI | U KAP DHE U EKSTRADUA MENJËHERË NË SHBA-ës TRAFIKANTI URUGUAIAN I DROGËS SEBASTIAN MARSET; NDËR PESË MË TË KËRKUARIT NGA DEA AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Autoritetet boliviane njoftuan sot arrestimin dhe ekstradimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bosit të drogës uruguaian Sebastian Marset, një nga pesë trafikantët më të kërkuar të drogës nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA), por, i kërkuar gjithashtu në Uruguai, Paraguai, Brazil dhe Kolumbi.
Ministri i Brendshëm Marko (Marco) Antonio Oviedo njoftoi lajmin në një konferencë për shtyp - duke specifikuar se arrestimi u zhvillua në agim të së premtes në një vendndodhje pranë qytetit të Santa Kruz (Cruz) de la Sierra.
Presidenti bolivian Rodrigo Paz e përshkroi kapjen e trafikantit të drogës si një pikë kthese në luftën kundër krimit të organizuar, duke vënë në dukje se kjo riafirmon angazhimin e qeverisë për të luftuar mafien ndërkombëtare dhe kombëtare.
Trafikanti Marset, i konsideruar si kreu i të ashtuquajturit “Primer Cartel Uruguayo” (PCU), dyshohet se koordinon një rrjet që trafikon kokainë në Evropë nga Bolivia, nëpërmjet Paraguait dhe Uruguait, me lidhje të ngushta me organizatat kriminale braziliane dhe kolumbiane.
Emri i tij është lidhur gjithashtu me vrasjen e prokurorit të drogës paraguaian Marselo Pesi (Marcelo Pecci) në Kolumbi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments