KOLUMBI | OPOZITA E MAJTË: NUK DO TA NJOHIM SI PRESIDENT ABELARDO DE LA ESPRIELLA-n NËSE NUK HEQ DORË NGA SHTETËSIA AMERIKANE; ËSHTË AGJENT I CIA-s DHE I DEA-s AMERIKANE.

Bogotë, Kolumbi | Senatori dhe ish-kandidati presidencial i krahut të majtë Ivan Kepeda (Cepeda) njoftoi se si udhëheqës i opozitës, ai do të ndërmarrë mosbindje civile paqësore kundër qeverisë së presidentit të zgjedhur të krahut të djathtë Abelardo de la Espriella, përveç nëse ky i fundit heq dorë nga shtetësia e tij e dyfishtë amerikane.
“Nëse këto kushte ligjore nuk përmbushen, unë nuk do të marr pjesë në këtë shkelje të sovranitetit tonë dhe do të ndërmarr rrugën e mosbindjes civile paqësore, e cila përfshin mosnjohjen e autoritetit të atyre që nuk mbrojnë sovranitetin kombëtar”.
Kështu tha opozitari Kepeda (Cepeda), duke pretenduar se presidenti i ri përballet me një konflikt interesi.
Ish-kandidati presidencial, i mbështetur nga presidenti në largim Gustavo Petro, gjithashtu vuri në dyshim lidhjet e dyshuara të presidentit të zgjedhur De la Espriella me agjencitë e sigurisë amerikane.
“Autoritetet amerikane duhet të sqarojnë nëse z. Abelardo de la Espriella ishte apo është agjent ose bashkëpunëtor i DEA-s, CIA-s ose ndonjë agjencie tjetër të sigurisë amerikane. Një status i tillë do të vinte në pikëpyetje të drejtën e tij për t’u zgjedhur”, tha z. Kepeda (Cepeda).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments