SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE: GODITËM NJË CISTERNË NAFTE QË PO PËRPIQEJ TË THYENTE BLLOKADËN DETARE TË IRANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane goditën një anije cisternë nafte që po përpiqej të drejtohej drejt një porti iranian”.
Kështu njoftoi komanda qendrore (Centcom) në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
“Forcat amerikane kanë vendosur një bllokadë detare kundër Iranit, duke e çaktivizuar një cisternë nafte të zbrazët që po përpiqej të drejtohej drejt një porti iranian në Gjirin Persik.
Forcat vëzhguan anijen M/T Belma me flamur të Curaçao-s duke kaluar nëpër ujëra ndërkombëtare drejt ishullit Kharg.
Anija injoroi disa paralajmërime, duke u përpjekur të shkelte bllokadën e ShBA-ës.
Një avion amerikan e çaktivizoi anijen pasi qëlloi raketa Hellfire në kanalin e saj.
Anija nuk po kalon më nëpër Iran” - tha Centcom-i.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments