SHBA-ës | MILIARDIERI AMERIKAN ILLN MASK (ELON MUSK): POLTIKANIA E KRAHUT TË DJATHTË MARIN LË PEN (MARIANE LE PEN) ËSHTË SHPRESA E FUNDIT PËR FRANCËN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Marin Lë Pen (Marine Le Pen) është shpresa e fundit e Francës”.
Kështu komentoi miliardieri amerikan Illn Mask (Elon Musk) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke i bashkangjitur komentit një postim në të cilin deklaron se në sondazhet e fundit politikania Lë Pen po fiton terren.
Komentet e tij u pritën ftohtë nga ish-ministri francez dhe Komisioneri Europian Tjeri (Thierry) Breton.
“Sezoni i ndërhyrjeve politike fillon. Masku (Musk) mbështet Le Pen-in. Tani u takon autoriteteve evropiane të sigurohen që algoritmi i Iks (X) në Evropë të mos favorizojë asnjë kandidat”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments