top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës + KOLUMBIA + EKUADORI PO FORCOJNË KOORDINIMIN NË LUFTËN KUNDËR KARTELEVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Kolumbia dhe Ekuadori, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, synojnë të forcojnë koordinimin në luftën kundër grupeve të armatosura dhe karteleve të drogës që veprojnë në zonën kufitare midis dy vendeve.


Kjo doli nga një takim në qytetin ekuadorian të San Lorenzos, në kufirin me Kolumbinë, midis komandantit të përgjithshëm të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, Frensis (Francis) L. Donovan dhe ministrit të Mbrojtjes të Ekuadorit, Gian Karlo (Carlo) Loffredo, dhe atij të Kolumbisë, Jorge Eduardo Mora.


Ne po vazhdojmë luftën kundër trafikantëve të drogës për t'i dhënë fund terrorit dhe dhunës së tyre në Hemisferën Perëndimore dhe për të mbrojtur atdheun tonë.


Takimet e kësaj jave midis Komandantit të Komandës Jugore, gjeneralit Frensis (Francis) L. Donovan, dhe udhëheqësve ushtarakë kolumbianë dhe ekuadorianë kanë hedhur themelet për një epokë të re operacionesh vendimtare dhe të unifikuara në të gjithë rajonin”.


Kështu njoftoi Komanda Jugore në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Ministria e Mbrojtjes e Ekuadorit flet për krijimin e një “tridenti sigurie” dhe raporton se zyrtarët e mbrojtjes nga të tre vendet kanë koordinuar përpjekjet për të forcuar ndarjen e inteligjencës, koordinimin operacional dhe aftësitë e reagimit kundër organizatave kriminale transnacionale që veprojnë përgjatë kufirit verior.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page