EKUADOR | ISH-PRESIDENTI LENIN MORENO NË GJYQ PËR KORRUPSION NË RASTIN “SINOHYDRO”; AI DHE FAMILJA E TIJ AKUZOHEN SE KANË MARRË 1.11 MILION $
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Kuito, Ekuador | Ish-presidenti Lenin Moreno është shpallur fajtor penalisht për korrupsion në rastin “Sinohydro”.
Gjykata Kombëtare e Drejtësisë e vendosi këtë në fund të seancës dëgjimore në çështjen që kishte të bënte me ndërtimin e hidrocentralit Koka Kodo Sinklair (Coca Codo Sinclair).
Sipas gjyqtarëve, ish-presidenti Moreno, atëherë zv.president i z. Rafael Korrea (Correa), ndërhyri në dhënien dhe financimin e projektit dhe mbajti kontakte me përfaqësuesit e kompanisë kineze “Sinohydro”, e akuzuar nga prokuroria se ka paguar 76.1 milionë dollarë ($) ryshfete.
Z. Korrea, i cili u dënua përfundimisht për korrupsion në një rast të veçantë, ka qenë në arrati në Belgjikë për vite me radhë.
Gjykata gjithashtu zbuloi se familja e ish-presidentit mori mbi 1.11 milion (një milion e njëqind e dhjetë mijë) dollarë ($) midis viteve 2010 dhe 2018 si pjesë e skemës së korrupsionit.
Gruaja e ish-presidentit Moreno, Judith Gonzalez, vajza e tij Irina, vëllezërit e tij Eduin dhe Guillermo Moreno, dhe kunata e tij, Martha Gonzalez, u shpallën gjithashtu bashkëpunëtorë.
Zyra e prokurorit ka kërkuar gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për -ishpresidentin Moreno dhe të tjerët të akuzuar si autorë të drejtpërdrejtë.
Gjykata ende nuk e ka shpallur dënimin e ish-presidentit Moreno.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments