top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | EMËRHUADHËNËSI I ISH-DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNISTO-NARKO-TERRORIST TË VENEZUELËS NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO MUND TË DEKLAROHET FAJTOR PËR PASTRIM PARASH DHE KOMPLOT KRIMINAL.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
1 min read

Karakas, Venezuelë | Biznesmeni kolumbian Aleks (Alex) Saab, i konsideruar si një personazh fasadë i ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist të Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, mund të deklarohet fajtor sot në një gjykatë federale në Maiemi (Miami), në një seancë dëgjimore që mund të ndryshojë rrjedhën e gjyqit kundër tij në ShBA-ës.


Ai akuzohet për pastrim parash dhe komplot.


Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtarja Kethllin M. Uilliams (Kathleen M. Williams) i ka thirrur palët në Maiemi (Miami) për të formalizuar ndryshimin e deklaratës.


Vendimi penal ndaj tij ka të bëjë me akuzat që lidhen me krijimin e kompanive fiktive, përvetësimin e fondeve nga kontratat me çavistët që sundojnë Venezuelën dhe falsifikimin e dokumenteve.


Ai u paraqit para autoriteteve gjyqësore amerikane për herë të parë në 18 maj, dy ditë pas ekstradimit të tij nga Karakasi, duke riaktivizuar procedurat penale kundër tij, të cilat ishin pezulluar pas lirimit të tij në vitin 2023.


Arrestimi i tij i ri pasoi operacionin ushtarak amerikan më 3 janar, i cili çoi në kapjen e diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas Maduro.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page