top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BYROJA FEDERALE E HETIMIT (FBI) DHE SHËRBIMI I FSHEHTË I VENEZUELËS (SEBIN) ARRESTUAN ALEKS SABIN (ALEX SAAB) - BASHKËPUNËTORIN E NGUSHTË TË ISH-DIKTATORIT NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Z. Aleks Sab (Alex Saab)
Z. Aleks Sab (Alex Saab)

Karakas, Venezuelë | Z. Aleks Sab (Alex Saab), me moshë 54 vjeç, biznesmen kolumbiano-venezuelan dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro, u arrestua si pjesë e një operacioni të përbashkët midis autoriteteve amerikane (FBI) dhe atyre venezueliane (SEBIN).


Lajmi u pohua për agjencinë kanadeze të lajmeve Rojtërs (Reuters) nga një zyrtar i zbatimit të ligjit në ShBA-ës.


Z. Sab (Saab), një ish-biznesmen i ndaluar në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2023, u arrestua së bashku me z. Raul Gorrin (Raúl Gorrín), bashkëpronar i kanalit televiziv venezuelian “Globovisión”.


Të dy të identifikuar si njerëz të dyshuar si fasadë të ish-diktatorit Maduro, z. Sab (Saab) dhe z. Gorrin (Gorrín), sipas informacionit të lëshuar nga gazetarë venezuelas, përfshirë z. Deivid Plesër (David Placer), u transferuan në burgun Helikoide, selinë e Shërbimeve të Inteligjencës së Venezuelës, një strukturë që Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, kishte njoftuar ditët e fundit se donte ta mbyllte si qendër paraburgimi.


Disa burime flasin për një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (një mundësi që ngre pyetje ligjore, pasi Kushtetuta e Venezuelës ndalon ekstradimin e qytetarëve të saj).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page