SHBA-ës DHE IZRAELI PO ZHVILLOJNË PLANE PËR TË SULMUAR IRANIN PAS ZGJEDHJEVE TË MESMANDATIT.

Uashington, Amerikë | “Ushtritë amerikane dhe izraelite po zhvillojnë plane specifike për të rifilluar sulmet kundër Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “New York Times”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime të tjera të njohura me çështjen.
Objektivat e mundshëm të kësaj ofensive të re të mundshme përfshijnë infrastrukturën energjetike iraniane, objektet bërthamore dhe arsenalet e raketave dhe dronëve.
Megjithatë, aktualisht është e pasigurt nëse presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do të autorizojë sulme të tilla të reja.
ShBA-ës kanë qenë duke mbledhur një arsenal masiv në Lindjen e Mesme në javët e fundit, i cili duhet të jetë plotësisht funksional deri në fillim të nëntorit.
Ndërkohë, manovrat diplomatike vazhdojnë, me negociatorët amerikanë që synojnë të shfrytëzojnë kërcënimin e sulmeve të reja për të ushtruar presion mbi Iranin që të heqë dorë nga kërkesat e ShBA-ës në lidhje me çështjen bërthamore.
Zyrtarët iranianë kanë parashikuar se Teherani mund t’u përgjigjet sulmeve të reja në territorin e tij duke zgjeruar objektivat e tij përtej anijeve tregtare dhe infrastrukturës energjetike në rajon dhe gjithashtu duke synuar qendrat e të dhënave dhe kabllot e internetit nënujore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments