SHBA-ës | ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) U KA PROPOZUAR DISA VENDEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN LIRIMIN E ASETEVE RUSE.

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara u kanë propozuar vendeve evropiane që të zhbllokojnë disa asete sovrane ruse, të ngrira pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe t'i transferojnë ato në një mjet financiar nën mbikëqyrjen e Uashingtonit, në një përpjekje për të ringjallur negociatat e paqes”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”, duke cituar burime që thonë se ideja u hodh në pah gjatë takimit të javës së kaluar në Maiemi midis negociatorëve amerikanë dhe ukrainas dhe zyrtarëve nga Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Delegatët evropianë e hodhën poshtë planin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments