TAJLANDË | PROTESTA DHE TRAZIRA KUNDËR POLITIKAVE TË FONDIT MONETAR DHE TË BANKËS BOTËRORE.

Bangkok, Tajlandë | Rreth 200 protestues u mblodhën këtë mëngjes pranë Qendrës Kombëtare të Konventave Mbretëresha Sirikit, vendi ku zhvillohen takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore.
“Protesta e Rrjetit Popullor Kundër Bankës Botërore dhe FMN-së u ndalua nga punonjës policie me shkopinj gome, të cilët bllokuan rrugën e tyre përgjatë Rrugës Ratçadaphisek drejt vendit të takimit”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Bangkok Post”.
Një përleshje e shkurtër shpërtheu kur protestuesit varën pankarta në një mbikalim për këmbësorë.
Një pjesë e Rrugës Ratçadaphisek, përpara qendrës së konventave, u mbyll për trafikun dhe protestuesit, pas negociatave me policinë, ranë dakord të tërhiqeshin në një zonë të caktuar aty pranë.
Përfaqësuesi i tubimit, z. Supaporn Malailoi, me moshë 50 vjeç, tha se protestuesit planifikonin të qëndronin deri të premten në mbrëmje për të ndjekur takimet dhe për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikave të FMN-së dhe Bankës Botërore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments