SHBA-ës | SEKRETARI I THESARIT SKOT (SCOTT) BESSENT: MARRËVESHJA ME RUSINË U SJELL DOBI AMERIKANËVE; EVROPA ËSHTË HIPOKRITE NË KRITIKAT E SAJ.

Uashington, Amerikë | “Marrëveshja për naftën me Rusinë është e mirë për amerikanët.
Ne do të përdorim të gjitha fuqitë ligjore në dispozicion për ta zbatuar atë.
Kushdo në Kongres që thotë se nuk mund të bëhet sepse bie ndesh me Aktin Lindsei (Lindsey) Graham, gabon”.
Kështu tha sekretari i thesarit, Skot (Scott) Bessent, në një intervistë me entin mediatik Faks (Fox), duke theksuar se Evropa është hipokrite që e kritikon atë.
“Që nga fillimi i luftës, evropianët i kanë dhënë Rusisë më shumë para sesa i kanë dhënë Ukrainës.
Ata kanë dështuar në politikën energjetike dhe vazhdojnë të financojnë Putinin.
Pra, është hipokrite nga ana e tyre të argumentojnë se nuk mund të marrim ndonjë lehtësim për çmimet e naftës”, - tha sekretari Bessent.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments