SHBA-ës | UASHINGTONI KËRCËNON TË NDALOJNË NDARJEN E INFORMACIONEVE TË INTELIGJENCËS ME UKRAINËN.

Uashington, Amerikë | “Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të ndalojnë ndarjen e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën, nëse kjo e fundit nuk ndalon së synuari rafineritë ruse të naftës”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times”, duke cituar burime, sipas të cilave të dërguarit e posaçëm Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) e ngritën këtë mundësi gjatë takimit të tyre me negociatorët ukrainas dhe evropianë në Maiemi (Miami), pas kritikave nga presidenti Volodimir Zelenski pas vendimit amerikan për të hequr sanksionet ndaj naftës ruse.
Një takim që duhej të zgjaste dy ditë, por që përfundoi para kohe me vendim të ekipit ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments