SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KOMBEVE TË BASHKUARA ANTONIO GUTERRES: TË MOS E BRAKTISIM HAITIN NË DORËN E BANDAVE KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read
Port o Prins (Port Au Prince), Haiti | “Sapo mbërrita në Port o Prins (Port-au-Prince) për një vizitë solidariteti me popullin e Haitit. Situata humanitare këtu është e dëshpëruar, por ka shkëndija të vogla shprese. Mesazhi im për bashkësinë ndërkombëtare: Mos e shpërfillni më këtë krizë. Ne duhet të qëndrojmë në krah të Haitit”.
Kështu tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në rrjetet shoqërore virtuale, pas mbërritjes së tij në ishullin e Karaibeve në kontekstin e një krize të rëndë humanitare që rezulton nga dhuna e shkaktuar nga bandat kriminale që konkurrojnë për kontrollin e territorit me qeverinë e dobët të përkohshme të krijuar pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise në muajin korrik të vitit 2021.
Sekretari Guterres, i cili vizitoi për herë të fundit Port o Prinsin (Port-au-Prince) në muajin korrik të vitit 2023, thuhet se do të takohet në Haiti me burra, gra dhe fëmijë, jeta e të cilëve është prekur nga dhuna dhe do të dëshmojë nga afër sfidat humanitare dhe të sigurisë me të cilat po përballet vendi.
Të dhënat e OKB-së raportojnë se, si pjesë e krizës aktuale, 1.5 milion haitianë janë të zhvendosur nga një popullsi prej rreth 11 milionësh, ndërsa mbi 5 milionë njerëz po përjetojnë pasiguri të rëndë ushqimore.
Vetë Kombet e Bashkuara denoncojnë se paketa e ndihmës për programin 2026, me vlerë 880 milionë $, aktualisht është më pak se një e katërta e financimit të saj total, prandaj sekretari Guterres i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e kthejë kokën nga ana tjetër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments