SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I OKB-së ANTONIO GUTERRES PËRSHËNDETI NJOFTIMIN E IRANIT SE DO TË RIHAPË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përshëndeti njoftimin e Iranit se do të rihapë Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare për pjesën e mbetur të armëpushimit, duke e quajtur atë një hap në drejtimin e duhur.
Në një deklaratë, zëdhënësi i tij, Stefan Dujarriç (Stephane Dujarric) tha se Sekretari Guterres vazhdon të mbështesë plotësisht përpjekjet diplomatike që synojnë identifikimin e një rruge paqësore për të dalë nga konflikti dhe shpreson, që, së bashku me armëpushimin, kjo masë do të ndihmojë në ndërtimin e besimit midis palëve dhe në forcimin e dialogut të vazhdueshëm, të lehtësuar nga Pakistani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments