SEKRETARI I MBROJTJES I SHBA-ës PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): A KEMI PLANE GATI PËR TË PUSHTUAR GROENLANDËN DHE PANAMANË?; ËSHTË DETYRA E PENTAGONIT TË JETË I PËRGATITUR PËR ÇDO EVENTUALITET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth), tha se Pentagoni ka përgatitur plane për të pushtuar Groenlandën dhe Panamanë.
“Është detyra jonë të jemi të përgatitur për çdo eventualitet”, tha ai në një seancë dëgjimore para Komitetit të Mbrojtjes të Dhomës së Përfaqësuesve.
Sekretari Hegsëth (Hegseth) po i përgjigjej një pyetjeje nga z. Adam Smith, demokrati më i lartë i komitetit.
“A është Departamenti i Mbrojtjes i përgatitur të pushtojë me forcë Groenlandën dhe Panamanë nëse është e nevojshme”, pyeti kongresmeni.
Sekretari i mbrojtjes nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se puna e Pentagonit është të ketë plane.
Kur z. Smith e shtyu konkretisht në lidhje me pushtimin e Groenlandës dhe Panamasë, sekretari tha: “Puna jonë është të jemi të përgatitur për çdo eventualitet specifik”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments