PROTESTA DHE PËRLESHJE NË LOS ANXHELOS KU MBËRRITËN AGJENTËT E PARË TË GARDËS KOMBËTARE | SEKRETARI I MBROJTJES I SHBA-ës PIT HEGSËTH (PET HEGSETH): NËSE DHUNA VAZHDON DO TË MOBILIZOHEN MARINSAT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 8
- 1 min read

Los Anxhelos, Amerikë | Protesta të reja kanë shpërthyer në Los Angeles kundër kontrolleve nga autoritetet e imigracionit.
Sipas raportimeve të mediave lokale, protestuesit u përleshën me policinë jashtë një dyqani të madh mobiljesh, Home Depot.
Oficerët përdorën përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë, dhjetëra njerëz u arrestuan për demonstratat e djeshme në qendër të qytetit.
“Ushtarët e parë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë mbërritën në qendër të Los Anxhelosit pak para orës 4 të mëngjesit sipas orës vendore (13:00 sipas orës shqiptare)”, raportoi enti mediatik “ABC News”, duke treguar pamje të automjeteve të blinduara në zonën e bashkisë së metropolit.
Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pet Hegseth), shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se nëse dhuna vazhdon, marinsat që shërbejnë në Kampin Pendleton do të mobilizohen gjithashtu - ata janë në gatishmëri të lartë.
“Sulmet e dhunshme të turmës ndaj ICE dhe agjencive federale - tha ai - janë të dizajnuara për të parandaluar largimin e të huajve të paligjshëm kriminelë nga toka jonë; një pushtim i rrezikshëm i lehtësuar nga kartelet kriminale (të njohura edhe si organizata terroriste të huaja) dhe një rrezik i madh për sigurinë kombëtare, …” shkroi ai.
Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donals Trump) ka urdhëruar vendosjen e 2000 oficerëve të Gardës Kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments