SEKRETARI I MBROJTJES I SHBA-ës PIT HEGSËTH (PETE HEGSETH): 500 MARINSA JANË GATI PËR T'U VENDOSUR NË LOS ANXHELOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 9
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pesëqind marinsa janë gati të vendosen në Los Anxhelos me udhëzimin e Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-ës, Pit Hegsëth (Pete Hegseth).
Kështu raporton enti mediatik “ABC News”, duke cituar Komandën Veriore të Shteteve të Bashkuara.
Forcat speciale janë në gatishmëri kundër protestave që po zhvillohen në metropolin e Kalifornisë.
Garda Kombëtare po qëllon me plumba gome në nivelin e syve dhe të këmbëve ndaj protestuesve në qendër të Los Anxhelosit.
Një gazetar i agjencisë italiane të lajmeve “Ansa” në vendngjarje e konfirmoi këtë.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Nusom (Newsom), akuzoi presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) se është diktator.
“Nxitja dhe provokimi i dhunës, krijimi i kaosit masiv, militarizimi i qyteteve, arrestimi i kundërshtarëve. Këto janë akte të një diktatori, jo të një presidenti”, sulmoi demokrati në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments