top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SEKRETARI BLINKEN: HAMASI E VETMJA PENGESË PËR ARMËPUSHIMIN NË GAZA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 4, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Hamasi është e vetmja pengesë për armëpushimin në Gaza: Sekretari amerikan i Shtetit Entëni (Antony) Blinken e tha këtë, ndërsa militantët përgatiten të dërgojnë një delegacion në Kajro për bisedime.

 

“Ne po presim të shohim nëse, në fakt, ata do të marrin një përgjigje “po” për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve”, theksoi sekretari Blinken.

 

Realiteti tani është se e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi.

 

Sekretari amerikan i shtetit tha gjithashtu se një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte dëme përtej të pranueshmes.

 

Më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur nga lufta janë të mbushur me njerëz në qytet në Rripin jugor të Gazës, por, sipas sekretarit Blinken, Izraeli nuk ka paraqitur ndonjë plan për të mbrojtur civilët gjatë këtij sulmi të mundshëm.

 

Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në Rafah, sepse dëmi që do të shkaktonte do të ishte përtej asaj që është e pranueshm”, tha ai.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page