SALI BERISHA DO TË SHKOJË NË PUNË | “SPAKU” I THA SE KUR JE NË BURG NUK PUNON DOT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 19, 2024
- 2 min read
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “SPAK” hodhi poshtë kërkesën proceduriale penale të deputetit nën hetim penal me masë sigurimi vetjak arrest në shtëpi Sali Berisha, me anë të së cilës, prej tij, u kërkua vajtja në Kuvendin e Republikës, me qëllim ushtrimin e atributeve të deputetit.
“Ndodhur në këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e papajtueshme me zbatimin e masës së sigurimit arrest në shtëpi, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ashtu siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet kësaj mase, e drejta për të shkuar në punë. Në rastin e masave të tjera shtrënguese, siç është detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, konstatohet se e drejta për të ushtruar profesionin, është në përputhje me llojin e masës, pasi personi nuk detyrohet të qëndrojë në banesën e tij. Ndodhur në këto kushte, nevojat që ka vlerësuar gjykata, mbi bazë të të cilave ka çmuar caktimin e masës së sigurimit arrest në shtëpi, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duhet të mbizotërojnë, në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetime, për të marrë pjesën në punimet e Kuvendit”, thuhet nga “SPAK”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments