top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA VENDOSI RAKETA BALISTIKE HIPERSONIKE ME KAPACITET BËRTHAMOR (ORESHNIK) NË BJELLORUSI | NJË KËRCËNIM I RI PËR EVROPËN U SHFAQ NË HORIZONT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 27, 2025
  • 2 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Moska akuzon Perëndimin se po përgatitet për luftë dhe thekson me vendosmëri qëllimet e saj paqësore, por në realitet po rrit aftësitë e saj për agresion ushtarak.


Pamjet satelitore të analizuara nga shërbimet e inteligjencës (007) dhe studiuesit amerikanë në fakt duket se tregojnë se Kremlini po pozicionon raketa të reja balistike hipersonike me aftësi bërthamore në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore.


Ky është një zhvillim shqetësues që mund të forcojë aftësinë e Rusisë për të sulmuar në të gjithë Evropën.


Gushtin e kaluar, Presidenti Vladimir Putin njoftoi fillimin e prodhimit të raketave të reja hipersonike dhe përsëriti planet e tij për t'i vendosur ato në Bjellorusi.


I ulur pranë Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko në Ishullin Valaam, pranë Shën Petersburgut, Presidenti Putin tha se ushtria kishte zgjedhur tashmë vendet e vendosjes për raketën balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, e cila, ka një rreze maksimale prej mbi 5000 kilometrash dhe një shpejtësi të vlerësuar prej Mach 10.


Puna përgatitore është duke u zhvilluar dhe me shumë mundësi do ta përfundojmë atë deri në fund të vitit”, tha cari i Kremlinit.


Rusia e përdori për herë të parë Oreshnikun, që do të thotë lajthi në rusisht, kundër Ukrainës vitin e kaluar, duke goditur një fabrikë në Dnipro.


Tani, analiza e pamjeve nga Planet Labs, një kompani satelitore komerciale, ka zbuluar një projekt ndërtimi në Bjellorusi, i filluar midis 4 dhe 12 gushtit, që shfaq karakteristika në përputhje me ato të një baze raketore strategjike ruse.


Një shenjë e qartë treguese në një foto të 19 nëntorit është një pikë transferimi hekurudhore e nivelit ushtarak e rrethuar nga një gardh sigurie, në të cilën, raketat, lëshuesit e tyre të lëvizshëm dhe komponentë të tjerë mund të dorëzohen me tren.


Zbulimi, u bë nga studiuesit Xhefri Ljuis (Jeffrey Lewis) i Institutit Midllbëri (Middlebury) të Studimeve Ndërkombëtare në Kaliforni dhe Dekër (Decker) Eveleth i organizatës kërkimore dhe analizuese CNA në Virxhinia”, raportoi ekskluzivisht agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters).


Të dy janë 90 për qind të sigurt se lëshuesit e lëvizshëm Oreshnik ishin pozicionuar në ish-bazën ajrore pranë Kriçevit (Krichev), rreth 307 km në lindje të kryeqytetit bjellorus Minsk dhe 478 km në jugperëndim të Moskës.


Këto janë përfundimet që thuhet se kanë arritur edhe agjencitë amerikane të inteligjencës.


Presidenti Lukashenko njoftoi javën e kaluar se raketat e para ishin vendosur, pa përmendur vendndodhjen e tyre.


Sipas planeve, deri në 10 lëshues Oreshnik do të vendosen në Bjellorusi.


Studiuesit amerikanë kanë vlerësuar se vendi është mjaftueshëm i madh për të akomoduar vetëm tre lëshues raketash dhe se të tjerë mund të vendosen diku tjetër.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page