top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: RAKETA HIPERSONIKE ORESHNIK DO TË HYJË NË SHËRBIM DERI NË FUND TË VITIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Moskë, Federata Ruse | Sistemi i raketave hipersonike me rreze të mesme veprimi Oreshnik do të hyjë në shërbim operativ në Rusi deri në fund të vitit”.


Kështu tha Presidenti Vladimir Putin, gjatë një takimi të zgjeruar të Këshillit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.


Sistemi i raketave hipersonike me rreze të mesme veprimi Oreshnik do të hyjë gjithashtu në shërbim operativ deri në fund të vitit”, tha Presidenti Putin, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”.


Sistemi i armëve Oreshnik u bë i njohur për herë të parë në nëntor 2024, kur raketa u lançua në një strukturë industriale ushtarake në qytetin ukrainas të Dnipros.


Raketa mbart koka të shumta luftarake, të cilat mund të jenë konvencionale ose bërthamore.


Në nëntor 2025, Presidenti Vladimir Putin njoftoi nisjen e prodhimit serik të raketës.


Dhjetorin e kaluar, Presidenti bjellorus Aleksandër (Alexander) Lukashenko deklaroi se sistemi Oreshnik mund të vendoset në Bjellorusi; në muajin gusht të këtij viti, pozicionet e para për sistemin e ri të armës u instaluan në Bjellorusi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page