top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BJELLORUSIA DO TË VENDOSË SISTEMIN RAKETOR “ORESHNIK” TË RUSISË NË MUAJIN DHJETOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Minsk, Bjellorusi | Bjellorusia do të vendosë sistemin e ri rus të raketave hipersonike me rreze të mesme veprimi Oreshnik në dhjetor”, raportoi sot agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Tass”, duke cituar znj. Natalia (Natalya) Eismont, zëdhënëse e presidentit bjellorus Aleksandër (Alexander) Lukashenko.


Zëdhënsja Eismont tha se përgatitjet për vendosjen ishin drejt përfundimit.


Më parë, Presidenti Lukashenko tha se vendosja e raketave ishte një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti përshkallëzim perëndimor.


Raketat Oreshnik u përdorën në stërvitjet e përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse muajin e kaluar.


Rusia përdori për herë të parë raketën Oreshnik - pemë lajthie në rusisht - kundër Ukrainës në muajin nëntor të vitit 2024, duke synuar një ndërmarrje mbrojtëse në Dnieper.


Presidenti rus Vladimir Putin tha se e kishte autorizuar atë sulm në hakmarrje për përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi amerikane dhe britanike në territorin rus.


Më vonë ai kërcënoi me sulme të mëtejshme, duke përfshirë edhe qendrat e vendimmarrjes në Kiev, nëse sulme të tilla do të vazhdonin.


Presidenti Putin ka thënë se raketa “Oreshnik” ​​është e pamundur të interceptohet dhe ka fuqi shkatërruese të krahasueshme me një armë bërthamore, megjithëse ekspertët perëndimorë i kanë vënë në dyshim këto pohime.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page