RUSIA PARALAJMËROI STËRVITJE USHTARAKE NË DETIN BALLTIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3, 2023
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Një stërvitje ushtarake ruse ka filluar në Detin Baltik, në të cilën marrin pjesë mbi 30 anije luftarake, dhe anije të marinës, më shumë se 30 avionë, dhe rreth 6000 ushtarë, tha Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
“Që nga 2 gushti, stërvitja detare Ocean Shield-2023 është mbajtur në Detin Baltik nën udhëheqjen e Komandantit të Përgjithshëm të Marinës, Admiralit Nikolai Evmenov”, tha ministria.
“Është planifikuar të testohet gatishmëria e forcave të Marinës për të mbrojtur interesat kombëtare të Federatës Ruse në një zonë të rëndësishme operacionale.”
© Copyright| Agjencia Telegrafike Vox

___.png)














Comments