top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RUSIA FUTI NË LISTËN E AGJENTËVE TË HUAJ FITUESIN E ÇMIMIT NOBEL DMITRI MURATOV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 2, 2023
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Ministria ruse e Drejtësisë akuzoi redaktorin e Gazetës së Re (Novaya Gazeta), dhe fituesin e çmimit Nobel për Paqe për përhapjen e opinioneve negative për politikën e jashtme të Kremlinit. Moska ka shtuar gazetarin dhe bashkëfituesin e Çmimit Nobel për Paqen 2021 Dmitry Muratov në listën e saj të të ashtuquajturve agjentë të huaj. Sipas Ministrisë ruse të Drejtësisë, z. Muratov “përdori platforma të huaja për të shpërndarë opinione që synonin të formonin një qëndrim negativ ndaj politikës së jashtme dhe të brendshme të Federatës Ruse”, dhe gjoja krijoi dhe shpërndante përmbajtje të agjentëve të huaj. Z. Muratov, redaktor i Novaja Gazeta, fitoi Çmimin Nobel për Paqe së bashku me znj. Maria Ressa. Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit ligjor që mbron bashkëkryetarin e organizatës ruse të të drejtave të njeriut Memorial, Oleg Orlov. Ligji për Agjentët e Huaj mbulon çdo organizatë ose person që Rusia e konsideron të përfshirë në aktivitete politike, me mbështetjen e vendeve të huaja; sipas një vendimi të GJEDNJ të vitit 2022, ligji shkel të drejtat e njeriut. Dispozita kërkon zbulimin e burimeve të financimit, dhe etiketimin e të gjitha publikimeve, përfshirë postimet në mediat sociale. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page