RRUGA HOKSBAI (HAXBY ROAD); JORK; MBRETËRIA E BASHKUAR | MAJKLL (MICHAEL) MULVANA DHE XHOBI TAIËRS (JOBIE TYERS) U DËNUAN ME BURG PËRJETË (VRASJA ME HANXHAR E INDRIT MUSTAFAJT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Rruga Hoksbai (Haxby Road), Jork, Mbretëria e Bashkuar | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Indrit Mustafaj (i njohur edhe si Mustang), me moshë 27 vjeç, u gjet i vdekur (dyshohet i vrarë me hanxhar).
Ai ishte emigrant ekonomik; kishte udhëtuar i vetëm drejt Mbretërisë së Bashkuar; nuk ishte kthyer më në Shqipëri që nga dita e largimit; pas gati nëntë vitesh qëndrimi ai planifikonte të kthehej në vendlindje.
Autoritetet britanike të gjykimit penal (Gjykata e Kurorës në Lids) shqiptuan dënime penale të përjetëshme (me afat minimal prej 27 vjetësh e 295 ditësh; që do të thotë, pa mundësi për lirim me kusht) për:
1- Z. Majkll (Michael) Mulvana, me moshë 32 vjeç.
2- Z. Xhobi Taiërs (Jobie Tyers), me moshë 35 vjeç.

Kryeinspektori Fran Nafton (Naughton) tha se z. Mustafaj ndoshta e mbante me vete hanxharën e tij me qëllimin për ta përdorur atë për vetëmbrojtje, në rast të një sulmi si ky.
“Por duke pasur një thikë, potencialisht po e armatos sulmuesin tënd.
Si detektivë, për fat të keq shohim njerëz që humbasin jetën në këtë mënyrë dhe gjithashtu shohim ndikimin në jetën e familjeve të tyre kur ata janë larguar.
Të dyja këto pasoja janë të tmerrshme dhe tregojnë se sa e rrezikshme mund të jetë posedimi ose mbajtja e një thike”, tha ai.
Të plagosur mbetën edhe dy subjekte të tjerë; ata morën trajtim mjekësor dhe u shëruan.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments