top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “HAKIF SHEHOLLI”; PODUJEVË | BEJTUSH HOXHA (ROJE UJËSJELLËSI) U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; POLICIA SEKUESTROI ARMË ZJARRI + GËZHOJA + MUNICION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 28
  • 1 min read
ree

Rruga “Hakif Sheholli”, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Bejtush Hoxha, punëmarrës, roje ujësjellësi, u gjet i vdekur, nga plagë të konsideruara si të shkaktuara nga armë zjarri.


Në lidhje me rasin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.


Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).

2- Një krehër luftarak (karikator).

3- Shtatë (7) gëzhoja.

4- Municion luftarak (5 fishekë).


Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.

 

Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:

1- Hetim mbi vdekjen”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page