RRUGA “BEDRI PEJANI”; PODUJEVË | BLERTA ADEMI U DENONCUA E ZHDUKUR PREJ DISA DITËSH; LYPET BASHKËPUNIMI I SHOQËRISË PËR LOKALIZIMIN E SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Rruga “Bedri Pejani”, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znjsh. Blerta Ademi (e vitlindjes 2006), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Ajo u denoncua si e zhdukur nga i ati në datën 18.09.2025, i cili deklaroi se:
1- Është zhdukur më 14 shtator, rreth orës 12:00, nga shtëpia e tyre në rrugën “Bedri Bajrami”, në Podujevë.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Person i zhdukur”.
Kërkesë për bashkëpunim | Kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e znjsh. Berta Ademi është i lutur të njoftojë:
1- Policinë e Republikës së Kosovës, në numrin 192.
2- Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë. në numrin 112 (i cili, është gjithashtu numër mbarëkombëtar në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments