FSHATI PËRPELLAC; BESIANË (PODUJEVË) | ISH-USHTARI I UÇK-së HAMDI ZEJNULLAHU U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE ME DASHJE OSE NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 27
- 1 min read

Fshati Përpellac, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Hamdi Zejnullahu, me moshë 61 vjeç, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), u gjet i vdekur tek varrezat e familjes së tij.
Në lidhje me rastin, filluan hetimet penale paraprake për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje me dashje ose nga pakujdesia.
Kufoma do të duhet t’i nënshtrohet autopsisë me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një karikator.
3- Municion luftarak (6 fishekë).
4- Një gëzhojë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments