top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI DUMNICË E POSHTME; PODUJEVË | U ARRESTUAN MEHDI BEHRAMI; DARDAN BEHRAMI; XHEMAJL XHAFA; NJË I MITUR ME MOSHË 16 VJEÇ ME MBIEMËR SALIANJI (DY TË FUNDIT QYTETARË TË RSH-së) | KULTIVIM HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21
  • 1 min read
ree

Rruga “Bajram Metolli”, Fshati Dumnicë e Poshtme, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Mehdi Behrami, me moshë 52 vjeç.

2- Z. Dardan Behrami, me moshë 26 vjeç (at e bir).

3- Z. Xhemajl Xhafa, me moshë 33 vjeç.

4- Një i mitur me moshë 16 vjeç, me mbiemër Salianji (dy të fundit qytetarë nga Republika e Shqipërisë).


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në kultivim hashashi në një sipërfaqe prej rreth dhjetë dynymësh të kultivuar me misër.


Lajm në përditësim, ... 👇


1- I mituri i arrestuar quhet Klevis Salianji.

2- I arrestuari i pestë quhet Endri Haxhiaj (qytetar nga Republika e Shqipërisë).


Autoritetet zbuluan dhe asgjesuan në sipërfaqen e tokës në pronësi të z. Mehdi Behrami dhe të z. Dardan Behrami një sasi të madhe bimësh narkotike, konkretisht:

1- Tremijë e katërqind e nëntëdhjetë (3490) rrënjë hashashi.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page