top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “GRAMSHI” (VIA GRAMSCI); BISHELIE (BISCEGLIE); BARI | ANXHELO PICI (ANGELO PIZZI) U VRA ME ARMË ZJARRI; DYSHOHET SE AKTI KRIMINAL KA LIDHJE ME VRASJEN E FILIP SKAVOS (FILIPPO SCAVO).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 28 minutes ago
  • 2 min read

Rruga “Gramshi” (via Gramsci), Bishelie (Bisceglie), Bari, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Një burrë u vra mbrëmjen e sotme në një restorant në Bishelie (Bisceglie), në zonën veriore të Barit.


Sipas raportimeve, viktima ndodhej brenda lokalit në rrugën “Gramshi” (via Gramsci) kur thuhet se u qëllua me armë zjarri.


Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta dhe nuk është e qartë nëse ishte një grindje apo një pritë.


Karabinierët, policia dhe 118 efektivë janë në vendngjarje.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Viktima quhet Anxhelo Pici (Angelo Pizzi), me moshë 62 vjeç.


Ai ishte punonjës i restorantit, kamerier, dhe me sa duket u vra gabimisht sepse vrasësit kumtohet se kishin ardhur për pronarin e restorantit.


Disa të shtëna, me sa duket rreth pesëmbëdhjetë, u qëlluan nga dy burra të maskuar të cilët hynë me forcë në restorant dhe ikën menjëherë pas sulmit.


Hetimi është duke u zhvilluar nga Karabinierët e stacionit vendor dhe njësia hetimore e koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit.


Krimi mund të lidhet me vrasjen e z. Filip Skavo (Filippo Scavo), i cili, u qëllua për vdekje më 19 prill në një klub nate në Bishelie (Bisceglie).


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
PAVIA; ITALI | NJË 25-VJEÇAR U VRA ME THIKË.

Pavia, Itali | Një burrë 25 vjeç vdiq në Poliklinikën Shën Mateos (San Matteo) në Pavia, pasi u godit me thikë në parkingun e Kataneos (Cattaneo), pranë qendrës historike. Vrasja, të cilën policia po

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page