PAVIA; ITALI | DRITAN QAFA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Pavia, Itali | Në funksion të luftës institicionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Dritan Qafa, me moshë 50 vjeç, me profesion murator.
Ai konsiderohet i përfshirë në shkelje penale të lidhur me përpjekjen (tentativën) për vrasje të dyfishtë dhe për mbajtje të paligjshme të një arme zjarri.
Ai sulmoi një subjekt (mashkull) me moshë 75 vjeç dhe një subjekt (femër) me moshë 63 vjeç për shkaqe që janë nën hetim penal paraprak.
Dëshmia e tij pritet të merret nga gjyqtarja hetuese Daniela Garlasheli (Garlaschelli).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments